Skip to content

E fundit! Marin Mema merr vendimin e madh pasi u kërkua nga populli: Jam i detyruar tu them që unë jam…

TIRANË – Në një kohë kur debati politik dhe diskutimet mbi zhvillimet e ardhshme elektorale në Shqipëri shoqërohen me spekulime të shumta në rrjetet sociale, gazetari dhe aktivisti i njohur Marin Mema ka bërë një reagim të fortë e të prerë publikisht. Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë në faqen e tij zyrtare, Mema ka sqaruar përfundimisht se nuk ka asnjë synim apo ambicie për t’u bërë pjesë e politikës institucioniale apo garave partiake. Reagimi i tij vjen si përgjigje ndaj disa faqeve dhe portaleve online që kanë qarkulluar emrin e tij në lista të ndryshme politike apo kandidatësh hipotetikë.

Lexo gjithashtu:  K*jdesuni para se te jete vone! Nga se vjen dhe çfarë është ‘SPOK’, sëm*ndja e pashërueshme që i mori j*tën Fatos Nanos

Reagimi i plotë: “Misioni im është Bashkimi Kombëtar”Gazetari ka nënvizuar se qëndrimi i tij kundër hyrjes në politikë ka qenë i qartë prej vitesh dhe mbetet i pandryshuar. Ai ka akuzuar faqet që përhapin lista të tilla se e përdorin emrin e tij thjesht për të gjeneruar audiencë dhe klikime në kurriz të së vërtetës

Lexo gjithashtu:  Rrebeshe në të gjíthë vendin dhe shtrëngata, flet meteorologia Lajda Porja

“Unë e kam bërë të qartë prej vitesh, se nuk kam synime të përfshihem në politikë. Nuk kam! Postime të tilla me lista e të tjera me rradhë bëhen për fat të keq për klikime. Të duash ndryshimin për mirë të vendit nuk do të thotë se ke synime personale politke!” – shkruan Mema.

Më tej, ai ka sqaruar se angazhimi i tij publik dhe dashuria për vendin nuk duhet të nhjallin keqkuptime apo të etiketohen si përpjekje për pushtet:

Lexo gjithashtu:  kryeministri Rama: Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite

“Nuk dua as karrige, as pozita, as ngjyrosje me ngjyra partiake! Unë kam vetëm ngjyrat kombëtare dhe nuk dua të ndaj, por të bashkoj! Misioni im është Bashkimi Kombëtar dhe ky do të jetë sa të kem frymë. 🇦🇱 Ju lutem faqeve të ndryshme të qëndrojnë korrekte,” përmbyll ai reagimin e tij.

Published inLAJMI