Skip to content

Goditën me molotov dhe sfera metalike policinë, arrestohen 6 persona, 2 shpallen në kërkim, 3 të tjerë nën hetim (EMRAT)

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, mes tyre edhe dy të mitur, pas akteve të dhunës të shënuara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se protestuesit kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike. Gjithashtu, gjatë tubimit u bllokua qarkullimi rrugor në disa akse dhe u dogjën kazanë mbeturinash.

Në pranga ranë 26-vjeçari Andi Shtepani, 18-vjeçari Leonardo Kola, 38-vjeçari Frenkli Çullhaj dhe 35-vjeçari Kevin Radosevich, shtetas i huaj, si dhe dy të mitur. Ndërkohë për 3 persona kanë nisur hetimet, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi bomba molotov që iu gjetën dy prej të arrestuarve.Të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”

Lexo gjithashtu:  Nesër protesta gjigande kundër Edi Ramës! Ambasada Amerikane jep njoftimin urgjent: Çfarë pritet të ndodhë

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë / Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash; arrestohen 6 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallen në kërkim 2.

Lexo gjithashtu:  E dhimbshme! E gjetën të vdekur në Lumin Lana, zbulohet kush është burri, policia thotë që ai ka rënë sepse

Sekuestrohen bomba molotov.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

A. Sh., 26 vjeç, L. K., 18 vjeç, F. Ç., 38 vjeç, K. R., 35 vjeç (shtetas i huaj), si dhe 2 shtetas të mitur.

LEXO KËTË LAJM  E papritur kjo që sapo deklaroi Edi Rama! Shumë shpejt pritet që …

Gjithashtu, u proceduan penalisht 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Gjatë kontrolleve, shtetasve L. K. dhe A. Sh. iu gjetën dhe iu sekuestruan bomba molotov.Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Edi Rama krijon një Ministri të re, emërohet figura e njohur si ministër! “Do u bëjë zbor” punonjsve të shtetit

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Published inLAJMI