Skip to content

Makina del nga rruga, nderron jete nje grua

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet që doli nga rruga.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij

Lexo gjithashtu:  Salianji: Berisha i Serbisë nuk mori asnjë mandat, ky po mban në pushtet Ramën

Për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese, duke goditur këmbësoren 67-vjeçare, E. B., e cila në ato momente po ecte në trotuar. E moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Lexo gjithashtu:  E dhimbshme çfarë ndodhi me dy artistët që u panë në video

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit të automjetit.

Lexo gjithashtu:  I gatshëm për
Published inLAJMI