Skip to content

Tragjedi/ U aksidentua me motor duke u kthyer nga shkolla, 16-vjeçari h*mb jetën

16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra në një aksident me çiklomotor, më 26 tetor në Balldre të Lezhës.

Lexo gjithashtu:  Tr*nditet QEVERIA/ Dosja e bujshme nga Italia: Pas Artan Gaçit, “peshq” të tjerë të mëdhenj pritet të bien në rrjetën e SPAK

I mituri ishte aksidentuar rreth orës 14:25, në aksin rrugor Balldre-Rraboshtë, teksa po kthehej nga shkolla.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se 16-vjeçari ka humbur kontrollin mbi çiklomotorin që drejtonte dhe është rrëzuar në rrugë, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

Lexo gjithashtu:  Postimi i fundit i Nedes

Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Published inLAJMI