Skip to content

“Ai bën fejesën pas dasme”

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar sot vendimin e presidentit Bajram Begaj, për të dekretuar hartën e re territoriale të vendit, e cila strukturon bashkitë duke ulur numrin, nga 61 që janë aktualisht në 46 të tilla.

Lexo gjithashtu:  Veliaj plas ”bombën” e rradhës, reagon pas takimit me Toni Gogun dhe kërcënimet nga Edi Rama

I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, politikani demokrat nuk e ka mbajtur dot të qeshurën teksa prezantuesja Sidorela Gjoni e pyeste për zhvillimet nga zyra e presidentit.

“Ai bën fejesën pas dame”, u shpreh ish-deputeti, duke theksuar se kreu i shtetit duhet të dekretonte më parë reformën e re që e redukton numrin e bashkive, dhe më pas të shpallte datën 9 maj si datë për zgjedhjet lokale.

Lexo gjithashtu:  Ekskluzive/ Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat e anëtarësimit me BE

Presidenti Bajram Begaj është akuzuar nga opozita për shkak se dekretoi 9 majin për zgjedhjet lokale, pasi kjo datë ishte artikuluar më herët publikisht, nga përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste.

Lexo gjithashtu:  Armik i betuar i Edi Ramës, ku është “zhdukur” Kastriot Islami? Dalin detajet e pabesueshme, çfarë paska marrë..

Published inLAJMI