Skip to content

gazetarja e njohur: “Një ministër më..

Gazetarja e njohur politike e BBC-së, Laura Kuenssberg, 50 vjeçe, ka zbuluar se dyshon se një ministër britanik dhe partnerja e tij i kanë propozuar të kryenin marrëdhënie s*ksuale tr*she gjatë një konference partiake.

Në librin e saj autobiografik “Pay Attention”, që publikohet këtë javë, Kuenssberg tregon se kishte shkuar në dhomën e hotelit të ministrit për një takim pune, duke menduar se aty do të ishte edhe këshilltari i tij.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende me humbje jete!

Por ajo e gjeti politikanin me këmishën e zbërthyer, të shtrirë në krevat, pranë partneres së tij. Gazetarja përfundoi pijen dhe u largua menjëherë.

Kuenssberg pranon se mund ta ketë keqinterpretuar situatën, por e përshkruan takimin si tepër të pakëndshëm. Ajo ka deklaruar se nuk do ta zbulojë kurrë identitetin e ministrit.

Lexo gjithashtu:  Marin Mema pranon postin e kryeministrit? Bëhet viral reagimi i tij, vendos pikat mbi “i”

Ish-redaktorja politike e BBC-së rrëfen gjithashtu se një tjetër ministër i martuar e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme gjatë një mbrëmjeje në teatër, pas së cilës ajo ndërpreu çdo kontakt me të.

Lexo gjithashtu:  SPAK zgjeron hetimet për Vlora Hysenin, dyshime për transfertë

Në libër përmenden edhe mesazhe shqetësuese nga politikanë, ngacmime të tjera dhe kërcënime publike, për shkak të të cilave BBC i kishte caktuar truproja.
SHOKON gazetarja: “Një ministër më propozoi s*ks treshe në hotel …”

Published inLAJMI