Skip to content

Ministria e Mbrojtjes jep lajmin e fundit per efektivin

Ministria e Mbrotjes ka reaguar për plagosjen e rëndë të efektivit gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës teksa ishte duke kryer detyrën si roje.

Në njoftim thuhet se efektivi me inicialet E.D, është plagosur në shpatull me armën e shërbimit, ku menjëherë pas ngjarjes ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Lexo gjithashtu:  Shokon Alfred Cako: Donald Trump do të zhdukë disa shtete në Ballkan – Ja cilat janë ato!

Gjithashtu, bëhet me dije se efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia Ushtarake është duke hetuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi:

Ministria e Mbrojtjes informon se, më datë 3 nëntor 2026, rreth orës 16:46, gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi E.D është plagosur në shpatull me armën e shërbimit.

Lexo gjithashtu:  Detajet me te fundit nga ngjarjet ne vendin tone!

Menjëherë pas ngjarjes, efektivit iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit.

Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu:  Alfred Cako nxjerr skenarët e zèvendësimit të krýeministrit, ja kush do

Efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, për të vijuar trajtimin mjekësor të specializuar.

Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po vijon procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Published inLAJMI