Një lajm i trishtë ka mbërritur nga Spitali Rajonal i Fierit, ku 74-vjeçari me iniciale A.Sh, i cili u përplas pasditen e sotme në fshatin Levan të Fierit, ka ndërruar jetë
Siç raportuam dhe pak më parë, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:00 në aksin Fier-Vlorë, ku 74-vjeçari u përplas nga 58-vjeçari me iniciale A. B, i cili është arrestuar menjëherë nga policia.
Raportohet se në këtë aksident fillimisht u përplasën dy automjete, ndërsa makina e 58-vjeçarit doli jashtë rrugës dhe aksidentoi për vdekje këmbësorin.
Ndërkohë, nga testi i alkoolit që i është bërë 58-vjeçarit, nuk konstatohet të ketë qenë i dehur, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.