Skip to content

Rrihet barbarisht gazetari Elton Tozaj,

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar pasditen e kësaj të enjteje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet i “mbuluar” në gjak.

Deri më tani, Tozaj nuk ka dhënë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes apo personat që mund të jenë përfshirë. Fotografinë e publikuar ai e ka shoqëruar me një mesazh kërcënues ku shkruan: “Kushdo që e bëri këtë, do ta paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot.”

Lexo gjithashtu:  Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Drilon, kamioni përplas personin që lëvizte me biçikletë

Kjo nuk është hera e parë që gazetari dhunohet edhe më herët, ai është sulmuar fizikisht, duke pësuar dëmtime serioze. Elton Tozaj është një personazh i njohur në rrjetet sociale, ku shpeshherë është vënë në qendër të vëmendjes për denoncimet e forta të tij.

Lexo gjithashtu:  Arrestohet biznesmeni i njohur shqiptar, detajet e para

Ai ka bërë denoncime nga fuha e shou biz, sidomos kur shpërtheu skandali i Adi Hilës, tek afera të politikanëve të njohur.

Lexo gjithashtu:  Ish banorja e Big Brother! Ola Elezaj në pritje të ëmbël për herë të parë?

Gjatë javës së fundit, Tozaj është paditur për shpifje dhe cënim të figurës dhe dinjitetit, nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Erlind Sulo dhe aktori i humorit Gazmend Paja.

Published inLAJMI