Skip to content

“Po iku Rama, kush do të vijë?”/ Arjan Konomi i kthehet pyetjes së Kostana Moravës:

Opinionisti Arjan Konomi ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në TikTok një video ironizuese, përmes së cilës ka reaguar ndaj disa personazheve publikë që kanë komentuar protestat kundër qeverisë së Edi Ramës dhe zhvillimet politike në vend.

Në mesin e personazheve të përfshirë në video është edhe gazetarja Kostana Morava, e cila së fundmi ka qenë pjesë e diskutimeve televizive për protestat dhe situatën politike.

Lexo gjithashtu:  Haga mèrr vendim të ri për Thaçin

Materiali përmbledh disa deklarata publike, ku përsëritet pyetja: “Po iku Rama, kush do të vijë?”. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Konomi ka përdorur një fragment të vjetër nga Arion Luka, i njohur në rrjetet sociale si “Vampiri”.

Lexo gjithashtu:  Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, një djalë i ri është në gjendje kritike

Në pamjet e montuara, menjëherë pas deklaratave të personazheve, dëgjohet Luka duke përdorur një fyerje të rëndë. Përmes këtij kombinimi, opinionisti ka zgjedhur të përcjellë një kundërpërgjigje ironike dhe fyese ndaj atyre që ngrenë mungesën e një alternative të qartë politike si argument kundër largimit të kryeministrit.

Lexo gjithashtu:  Në qeli që prej shkurtit 2025, Veliaj reagon sërish nga burgu

Konomi nuk ka shoqëruar videon me një shpjegim të gjatë, por mesazhi i montazhit duket se synon të kundërshtojë idenë se largimi i Ramës duhet të kushtëzohet nga identifikimi paraprak i pasuesit të tij.

Published inLAJMI