Skip to content

Studentët krijojnë kordon për të mos lejuar PD të afrohet në protestën e tyre, i presin me banderolë: Rama n’burg, Berisha n’burg

Lajmifundit / 7 November 2026, 15:07

Aktualitet

Studentët kanë krijuar një kordon për të penguar afrimin e përfaqësuesve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit.

Lexo gjithashtu:  Cmenduri! Fredi Beleri “zbulon” origjinën e Edi Ramës: Nëna e tij është greke nga Himara, mbante mbiemrin Koleka! Ai na urren, por

Të rinjtë kanë dalë përpara tyre me një banderolë ku shkruhej: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Përmes këtij veprimi, studentët kanë shprehur qëndrimin e tyre për të mbajtur protestën të ndarë nga aktiviteti politik i Partisë Demokratike, duke mos lejuar që përfaqësuesit e saj t’u bashkohen tubimit.

Lexo gjithashtu:  Kush e futi në kurth Ramën? Tjetër student e nxjerr bllof

Ata kanë vepruar njëjtë si një javë më parë, teksa situata u shoqërua me debate mes palëve.

Published inLAJMI