Skip to content

Jepet lajmi i mirë/ Bonus mujor për fëmijët deri në 5 vjeç, 480 milionë lekë për zgjerimin e shërbimeve sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se në projektbuxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 50 milionë euro për rishikimin e skemës së Bonusit të Bebes, e cila synon të kthehet në mbështetje mujore për fëmijët deri në moshën 5 vjeç, që u përkasin familjeve me të ardhura të pakta.

Gjatë një aktiviteti në Korçë, ku u prezantua modeli i ri i përkujdesit për fëmijët, Spahiu tha se skema e re parashikohet të nisë zbatimin më 1 korrik 2027.

“Me Buxhetin 2027 parashikojmë rishikimin e Bonusit të Bebes, duke e kthyer në mbështetje mujore për fëmijët deri në 5 vjeç të familjeve me të ardhura të pakta”, u shpreh ministrja.

Lexo gjithashtu:  Ermal Beqírit i dèl videoja me kèq se Adi Hilës, me femrën yll të bukur që do cuditeni

Ajo bëri të ditur gjithashtu se në projektbuxhet është parashikuar një fond prej 480 milionë lekësh për Fondin Social, me qëllim mbështetjen e bashkive për ngritjen dhe zgjerimin e shërbimeve sociale territoriale.

“Fondi social është një tjetër instrument i parashikuar në këtë projektbuxhet prej 480 milionë lekësh për të mbështetur bashkitë e vendit për ngritjen e zgjerimin e shërbimeve sociale territoriale”, deklaroi Spahiu.

Lexo gjithashtu:  Ke qenë pervers që te … – LAJMI

Sipas ministres, për 28 institucionet e përkujdesit shoqëror janë parashikuar 1,4 miliardë lekë në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Duke u ndalur te modeli i ri i përkujdesit për fëmijët, Spahiu theksoi se synimi është kalimi nga kujdesi institucional drejt shërbimeve të bazuara te familja dhe komuniteti.

“Me ligjin e ri për kujdesin alternativ dhe Planin e Garancisë për Fëmijët 2026–2030, po ndërtojmë një sistem që vendos fëmijën dhe familjen në qendër të politikave sociale”, u shpreh ajo.

Lexo gjithashtu:  Meta takim në burg me dy deputetët e PS-së, ja çfarë u tha

Ministrja vlerësoi Korçën si një shembull të këtij transformimi, duke theksuar bashkëpunimin me pushtetin vendor, Bashkimin Europian dhe UNICEF-in për zgjerimin e modelit në të gjithë vendin.

“Çdo fëmijë meriton një familje. Çdo familje meriton mbështetje”, ishte mesazhi i ministres nga Korça.

Sipas Spahiut, mbrojtja e fëmijëve dhe mbështetja e familjeve duhet të jenë në qendër të politikave sociale. “Asnjë fëmijë pa përkujdesje. Asnjë familje pa mbështetje”, theksoi ajo.

Published inLAJMI