Skip to content

Ngjarje e rende trondit vendin, nje burre humb jeten, shoqerohet ne polici nje femer, dalin detajet

Një 81-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Durrës, pasi u përplas nga një automjet në lagjen nr. 14 të qytetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:12, ndërsa drejtuesja e makinës ishte një 26-vjeçare me inicialet K. Gj.

Lexo gjithashtu:  Ekskluzive/ Kush janë dy izraelitët “misteriozë” që do të ndihmonin Vlora Hysenin të arratisej

I moshuari, me inicialet B. Z., nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Pas aksidentit, 26-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Lexo gjithashtu:  Erjon Vishkulli jep lajmin, sfida me e madhe e jetes se tij

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Lexo gjithashtu:  Kërcet arma në vend, dy familjet tentojnë të sqarojnë hesapet në rrugë me armë

Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inLAJMI