Skip to content

Shuhet këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare

Bota e artit dhe muzikës shkodrane është në zi pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Agim Molla. Ai njihej si një prej zërave të fundit dhe mbrojtësve më të mëdhenj të traditës së ahengut shkodran. Molla u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Shkodrës, ku ishte shtruar në gjendje të rëndë.

Lexo gjithashtu:  Tragjedi në Durrës! Vdes 15 vjeçari i plagosur me thikë, Klodiana Lala trondit: U lutën, por shteti e la të vdiste, vëllai i tij kur e mori vesh po...

Lajmin e trishtë e bëri të ditur edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili shprehu ngushëllime për familjen dhe kolegët. “Me interpretimin e tij të veçantë, Agim Molla u bë pjesë e gëzimeve të shumë familjeve shkodrane, duke mbetur në kujtesë si ashiku i muzikës sonë tradicionale,” shkroi Beci.

Lexo gjithashtu:  Parkuan për të kaluar momente int*me, u ndodh e keqja e madhe, tre 'te cmendur' i kapin dhe i q***

Agim Molla do të kujtohet si një zë i rrallë dhe një pasuri e çmuar e folklorit shkodran. Pjesëmarrja e tij në qindra festa familjare dhe përkushtimi ndaj këngës së vjetër shkodrane e bënë atë një figurë të dashur dhe të respektuar. Ikja e tij lë pas një boshllëk të madh, por trashëgimia e tij artistike do të mbetet e pashlyeshme.

Lexo gjithashtu:  Deklaratë e bujshme e Milaim Zekës: Kam përgjimet e ...

Published inNews 2