Skip to content

Ishin duke vjele ullinj, tragjedi shqiptare! Zetori përplaset me pemën, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë

Një shqiptar ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e daljes së një mjeti bujqësor nga rruga, në zonën e Korinthos. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se zetori me rimorkio është përplasur fatalisht me një pemë ulliri.

Lexo gjithashtu:  Greqia shpall “Non Grata” Artan Hoxhën, zbulohet arsyeja e rende

Sipas Korinthostv.gr, mjeti bujqësor me të cilin udhëtonin tre persona, humbi kontrollin për shkak të sipërfaqes së rrëshqitshme të rrugës dhe “përplas” në një pemë ulliri.

Kjo rezultoi në vdekjen e një burri dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve. Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje ku nxorën pasagjerët nga rrënojat, kurse një ambulancë EKAB që transportoi të plagosurit në Spitalin e Korinthit.

Lexo gjithashtu:  Video virale, komentuesit e rrjeteve sociale dyshojnë se në shtëpinë e BBV Kosova është konsumuar dr*gë! Lëvizjet e dyshimta të dy banorëve

Siç mund të kuptohet dhe nga pamjet dhe nga raportet paraprake, të aksidentuarit po ktheheshin nga puna për vjeljen e ullinjve, kur zetori ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës dhe për ironi të fatit, është përplasur tragjikisht me një pemë ulliri.

Lexo gjithashtu:  “Blini urgjent apartamente”/ Rama ka një thirrje për Shqiptarët: Ja çfarë pritet

Published inNews