Skip to content

‘Ishte fejuar me një arkitekte, jeta e tij…’ – Anila Hoxha tregon detajin trondites pse Gilmando Dani shkoi në Spanjë

Zbardhen detaje të reja nga hetimet mbi ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit, ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe botën e krimit në Shqipëri.

Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje për emisionin “Breaking” me Dafina Hysën, ka zbuluar arsyen e udhëtimit të fundit të Danit drejt Spanjës, vetëm katër ditë përpara se të vritej me breshëri automatiku në afërsi të aeroportit të Rinasit.

Sipas informacioneve që Hoxha thotë se i ka siguruar nga burime brenda grupit hetimor, Gilmando Dani, pavarësisht të kaluarës së tij kriminale dhe lidhjeve të njohura me botën e krimit, po përpiqej të niste një jetë të re.

Lexo gjithashtu:  Burrneshat po i bejne tr*nsg*nore? Arjan Konomi shperthen ndaj Albana Osmanit: Ti moj vajze je nje...(video)

Ai ishte fejuar me një vajzë me profesion arkitekte, dhe udhëtimi në Spanjë kishte të bënte pikërisht me përgatitjet për dasmën e tyre.

“Ai jetonte kryesisht në Shqipëri, megjithëse kishte udhëtime të shpeshta jashtë vendit. Pavarësisht të kaluarës së tij me precedentë penalë, nuk kishte masa të rritura sigurie për jetën e tij.

Nga sa më konfirmuan hetuesit, udhëtimi i fundit drejt Spanjës kishte lidhje me përgatitjet për dasmën. Ishte fejuar me një arkitekte dhe po planifikonte të ndërtonte një jetë të re,” – deklaroi gazetarja Anila Hoxha.

Lexo gjithashtu:  Kush ishte shenja e parë para infarktit? Flet vëllai i Shpat Kasapit: Nisi t’i dhimbte…

Hetuesit dyshojnë se Dani ka qenë i ndjekur që pas mbërritjes në Shqipëri, ndërsa atentati është kryer me saktësi profesionale, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një vrasje të porositur nga struktura kriminale me të cilat ai ka pasur konflikte të vjetra.

Burime pranë policisë pohojnë se Dani kishte mbërritur nga Spanja vetëm katër ditë para vrasjes dhe se nuk kishte shfaqur shenja frike apo shqetësimi për ndonjë kërcënim të mundshëm.

Lexo gjithashtu:  Dje dy gazetare paten sherr? Largohet nga Top Channel personi me i perfolur i momentit, ja arsyeja

Trupi i tij u gjet brenda automjetit në zonën e Rinasit, ndërsa grupi hetimor po punon në disa pista, përfshirë hakmarrjen për konflikte të vjetra dhe përplasjet mes grupeve kriminale të njohura në Tiranë dhe Durrës.

Ngjarja ka hapur një tjetër cikël hetimesh për balancat e reja të botës së krimit shqiptar, ku emri i Gilmando Danit njihej si pjesë e një rrjeti me ndikim në strukturat e trafikut ndërkombëtar dhe lidhje me emra të njohur të botës së nëndheshme.

Published inNews 2