Skip to content

Përplasen tre makina, ka të vdekur dhe të plagosur – Emri

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, në periferi të Tiranës. Si pasojë e përplasjes së tre automjeteve, ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve, 35-vjeçari Flobert Ajazi.

Dy automjete të tjera, të drejtuara nga shtetasit B.G. dhe F.H., u përfshinë në këtë përplasje tragjike. Dy pasagjerë që ndodheshin në makinën e viktimës kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Lexo gjithashtu:  Nëse mbyllet SPAK plas “lufta”, eksperti zbulon: Ja çfarë plani i SHBA

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti. Fatkeqësia ka shkaktuar kaos në trafikun e zonës, ndërsa policia po menaxhon situatën dhe po mbledh prova për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Lexo gjithashtu:  Po vjen dhe tek ne?! Stuhitë godasin ne kufi te Shqiperise, urdhërohet mbyllja e shkollave dhe gatishmërinë e emergjencës...

“Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Lexo gjithashtu:  Godet tërmeti i fuqishëm, dhjetra viktima

Published inNews 2