Skip to content

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Horoskopi i javës në vijim duket të jetë i përfshirë nga një klimë pozitive.

Astrologia, Chrysanthi Kalogeri, ka bërë parashikimin e horoskopit për datat 8-14 qershor, në emisionin “Shije Shtëpie”, Tv Klan. Tri ditët e para të kësaj jave priten të jenë ndër më të mirat dhe më favorizueset për çështjet e pronave dhe ato familjare.

Por, kërkohet pak kujdes në komunikim, mos u tregoni kokëfortë.

Këtë muaj, Jupiteri përpara se të përshëndesë Gaforren, ka vendosur të ndajë dhurata, sidomos në ditët 8-11 qershor. Efekti më i madh i këtyre ‘dhuratave’ do të jetë në datën 9 qershor.

Sakaq, më 13 qershor Afërdita kalon në shenjën e Luanit, kështu që do të dalim nga një periudhë kur ishim më të ndjeshëm dhe do të kemi më shumë dëshirë të shkëlqejmë, të festojmë, të dashurojmë, të krijojmë…

Dashi

Java pozitive favorizon aspektet familjare, pronën apo dhe zgjidhjen e problematikave. Ambienti familjar është mjaft i ngrohtë dhe nuk përjashtohet mundësia e ardhjes së një bebeje së shpejti. Fokusohuni në sferën financiare, vazhdoni të bëni kontakte e të zgjeroni rrjetin tuaj social duke promovuar punën tuaj. Këto ditë pozitive, sidomos në datat 9-10, mos hyni në kontradiktë me familjen tuaj. Kalimi i Afërditës do t’ju sjellë shanse unike në sferën emocionale.

Demi

Periudhë pozitive, me të cilën do të keni shanse të bëni udhëtime. Do të gjeni njerëz të përshtatshëm që do t’ju japin mbështetje dhe këshillat e duhura, do të keni takime shumë interesante për jetën tuaj emocionale, apo që do të favorizojnë sferën financiare. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm me fjalët.

Binjakët

Jeni futur në fazën e ndryshimeve, sidomos ata të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës, të cilat nuk janë në kontrollin tuaj. Këto ndryshime kanë të bëjnë me karrierën, punën, por edhe me ambientin familjar. Fillimi i javës krijon shanse unike për të marrë ndihmë financiare, për të rritur të ardhurat përmes një pune të re.

Lexo gjithashtu:  VIDEO - Makina fundoset në nënkalimin e përmbytur

Gaforrja

Periudha është unike për ju. Shumë të favorizuar janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Të lindurit në datat 3-4-5 korrik duhet të jeni më të kujdesshëm në sferën profesionale dhe në kontakte apo në biseda që do të bëni me njerëz që janë më lart se ju. Jupiteri në qershor do t’ju ndajë edhe dhuratat e fundit, të cilat do të jenë shumë të mira e premtojnë zhvillim në çdo fushë të jetës.

Luani

Kjo javë premton zhvillime në pjesën e parë të saj, që do t’i bëni në mënyrë intime. Mund të bëni disa biseda profesionale me një njeri të rëndësishëm, apo premton mbështetje në planet tuaja. Do të keni shanse për të pasur mbështetje nga familja. Vazhdoni të jeni sa më aktivë në jetën sociale, sepse do të bëni disa ndryshime në synimet që keni vendosur.

Virgjëresha

Një periudhë pozitive edhe për ju, ku ju të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, sidomos ata të datave 16-19 shtator, do të keni shanse shumë të mira në fillim të javës për të gjetur mbështetje nga miqtë dhe njerëzit e rrjetit tuaj social. Ata do të kontribuojnë fuqimisht në përparimin tuaj. Mund të keni shanse në një event për t’u njohur me një person, i cili do të hyjë fuqimisht në jetën tuaj. Më të kujdesshëm në bisedat lidhur me financat, apo me një mbështetje që ju kërkoni. Fokusohuni te gjëja e mirë e gjithë situatës dhe mos i hyni në detaje diçkaje negative që ju shihni. Do të keni ndryshime karmike në sferën emocionale dhe profesionale. Largohuni nga përsëritja e motiveve që ju lënë pas.

Lexo gjithashtu:  Do notojnë në fat dhe bollëk gjatë gjithë 2026-s

Peshorja

Një periudhë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, që kanë filluar që në fillim të vitit. Vazhdon të jetë një nga fushat më të rëndësishme të jetës suaj. Përfitoni për të kapur shanset që ju ofrohen, siç mund të jetë një punë më e mirë, pasi jeni në një fazë që do të sjellë ndryshime pozitive në jetën tuaj. Më të favorizuar do të jenë të lindurit nga datat 16-22 tetor. Më të kujdesshëm ju të lindurit në datat 4-5-6 tetor.

Akrepi

Rrugë të reja do të hapen sidomos për ju të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Jeni shumë të favorizuar, mund të bëni një udhëtim jetësor, ku atje do të merrni vendime serioze për jetën. Mund të vendosni për një kurorë, për një sukses profesional, apo për një çështje ligjore që ju preokupon, së cilës do t’i dilni fitues. Kujdes në vendimet që mund të merrni, nuk është nevoja t’u hyni aq shumë thellë gjërave, por kapuni nga e mira. Më të favorizuar do të jenë të lindurit më 15-19 nëntor.

Shigjetari

Një nga fushat e jetës që ju kërkon të jeni më të kujdesshëm është ajo e marrëdhënieve, pasi aty do të keni ndryshime dhe do të hyjnë njerëz të rinj në jetën tuaj, ose mund të rishfaqen nga e kaluara. Në përditshmërinë tuaj duhet të keni kujdes, teksa në pjesën e parë të javës duhet të përfitoni në maksimum nga një mbështetje financiare që vjen nga njerëz të cilëve ua kërkoni. Kjo mbështetje mund të ketë për qëllim investimet tuaja, ose investime që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe përparimin në jetën tuaj. Kërkohet një plan sa më i saktë dhe të jeni sa më të përmbajtur. Kalimi i Afërditës në Luan krijon kushte ideale për të planifikuar më mirë të ardhmen.

Lexo gjithashtu:  Ja kur do të zhvillohen zgjedhjet në Tiranë dhe bashkitë e tjera

Bricjapi

Jeni në një fazë shumë të mirë, ku mund të përfitoni në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Do të keni shanse për të vendosur për një kurorë, apo bashkëpunim fitimprurës. Shumë të favorizuar do të jenë të lindurit në datat 13-14 janar. Shumë të kujdesshëm të jenë ata të lindurit në ditët e para të shenjës, duhet të dëgjojnë me kujdes të afërmit. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm dhe shanse do të keni në jetën erotike.

Ujori

Një periudhë pozitive që ofron shanse në përditshmërinë tuaj, si në organizimin e punës. Për ata që kanë biznesin e tyre, do të kenë shanse të bëjnë rregullime në shtëpi e të përfitojnë, sidomos ata që janë të preokupuar me prona. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm në ndryshimet që doni të bëni në jetën tuaj. Periudha do të jetë mjaft erotike.

Peshqit

Jeni nga ata më me fat të kësaj periudhe, pasi Afërdita dhe Jupiteri janë në shtëpinë tuaj të pestë. Kështu që ju sjell gëzime nga fëmijët. Është një periudhë fertiliteti, ju sjell një dashuri, sukses në një krijimtari për të cilën jeni lodhur gjatë kësaj periudhe. Më të kujdesshëm në sferën financiare. Gjithë ky entuziazëm të mos ju bëjë të humbisni kontrollin e sferës financiare. Jeni ju ata që në këtë fazë kanë filluar ndryshimet në jetën tuaj, me shtëpinë, familjen, që lidhen me përparimin tuaj.

Published inNews