Skip to content

Gazetarja jep DETAJE, çfarë ndodh me ish kreun e SHISH në SPAK

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” për hetimet e SPAK ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, e cila është vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndërsa ishte ende në detyrë.

Lexo gjithashtu:  “Kështu nisi…” – Zbùlohen detaje trònditëse për trágjedinë në Gjilan

Sipas saj, hetimet për këtë çështje mund të zgjasin deri në një vit, ndërsa një nga elementët kryesorë që po shqyrtohen janë komunikimet mes Hysenit dhe biznesmenit Ergys Agasi, i cili është në hetim për çështjen e AKSHI-t.

Lexo gjithashtu:  Vjen njoftimi urgjent i motit nga IGJEUM, shirat nuk do ndalen, ja çfarë do ndodhë pas pak orësh në këta qytete

Lala tha se Hyseni pritet të përballet me shqyrtimin e çështjes në Apelin e Posaçëm, ndërsa SPAK vijon hetimet për të zbardhur plotësisht marrëdhënien e saj me Agasin dhe komunikimet mes tyre.

Lexo gjithashtu:  PS- PD drejt “shk*tërrimit”! Sondazhieri i “Ramës” trondit me sondazhin: Nëse Shqiptarët do votonin sot, ja kush i fiton zgjedhjet

“Rast shqetësues. Rasti i Gys Agasit na ka treguar se bëhet fjalë për drejtuesen e shërbimit informativ shtetëror. Komunikimet kanë qenë ndërsa Ergys Agasi ishte në kërkim. Hetimet mund të zgjasin deri në një vit”, u shpreh Klodiana Lala.

Published inLAJMI