Skip to content

Të ka dalë boja, i shërben

Një debat i fortë mes kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe gazetarit Alban Dudushi ka ndodhur në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Shehaj akuzoi gazetarin se i shërben pushtetit dhe se është militant, ndërsa Dudushi i kërkoi të tregonte taksat që ka paguar në shtet dhe e akuzoi se kërkon të përfitojë nga situatat.

Lexo gjithashtu:  E enjtja “prova e zjarrit” për PS-në/ Emër për emër, pse nuk dalin llogaritë e Edi Ramës për të votuar hartën e re territoriale!

Pjesë nga intervista:

Dudushi: Trego taksat që i ke paguar këtij shteti. Kam 30 vite që merrem me këtë zanat dhe bëj këtë zanat.

Shehaj: Na ka ardhur në majë të hundës. Një pjesë e mirë i shërbejnë pushtetit. Ata që mbron ky janë pasuruar në kurriz të shqiptarëve.

Dudushi: Mos bërtit, të lutem, mos bërtit.

Lexo gjithashtu:  Ministria e Mbrojtjes jep lajmin e fundit per efektivin

Shehaj: Sulmove studentët.

Dudushi: Unë të sulmova ty, jo studentët. Asnjë student në asnjë rast. Këto janë shpifjet e tua për të fituar ndonjë gjë që vjen aty rrotull.

Shehaj: Nuk të beson më njeri ty. Të ka dalë boja.

Dudushi: S’je ti matës i besueshmërisë sime.

Shehaj: Ik kalo njëherë andej nga protesta. Dudushi i ka shërbyer dhe i shërben pushtetit. Duhet të jemi të vërtetë me njerëzit.

Lexo gjithashtu:  Vjen njoftimi i fundit nga aeroporti i Tiranes

Dudushi: Ti tregon që s’ke respekt as për njerëzit, as për punën, as për gjë. Vetëm do të përfitosh nga situatat.

Rakipi: E bëtë personale.

Shehaj: Mos të shitet si gazetar, se është militant.

Published inLAJMI