Skip to content

“Kjo gjë e pabesueshme ndodh 1 herë në 50 vjet”/ Ja cfare ndodhi qe po befason te gjithe…

Një ngjarje që ndodh njëherë në 50 vjet për nga përmasat, intensiteti dhe energjia, e ka cilësuar gazetari Lutfi Dervishi protestën e qytetarëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku mijëra vetë prej 12 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Analisti theksoi se ajo që e bën të veçantë këtë protestës është që rinia dhe shtresa e mesme është derdhur e gjitha në shesh.

“Është akumulim pakënaqësish. Pra, nuk është paradë ë, por është një akumulim, akumulim pakënaqësish që përmblidhet në një parrullë në Korçë. Është bekuar qoftë pika që derdhi kupën. Dhe pika që derdhi kupën ishte Zverneci. Njerëzit kanë dalë për Zvërnecin, po qëndrojnë aty për arsye krejt të tjera ose për të gjitha arsyet e tjera. Është e veçantë për faktin se për gati domethënë pesë vitet e fundit domethënë kryefjala ka qenë apatia, rinia e ka mendjen nëpër kafe, nuk lëviz njeri, nuk ndryshon asgjë dhe është e veçantë sepse ka dalë shtresa e mesme”.

Lexo gjithashtu:  Nje studim i madh per shendetin e njeriut!

Sipas tij kjo protestë ka ndryshuar edhe imazhin e Shqipërisë në botë.

“Dhe ajo që është quajtur protesta e bukur edhe për imazhin e Shqipërisë. Domethënë në qoftë se Suedia është një vend ku popullsia është 80% pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kam një ide që në qoftë se sot do të bëhet një sondazh në vendet e Bashkimit Europian, do të kemi një rritje të pro të publikut, sepse e ka nxjerrë Shqipërinë, në një dritë shumë të mirë. Është shumë e veçantë për shkak sepse nuk është një protestë që organizohet vetëm në Tiranë dhe të thuash kombëtare dhe njerëz me autobusë, me organizim, por është zhvillohet në disa ditë në disa qytete të Shqipërisë dhe për më tepër edhe në shumë qytete dhe kryeqytete të vendeve të Bashkimit Europian. Pra ka diçka që nuk mund të injorohet”, theksoi Dervishi.

Lexo gjithashtu:  Dalin pamjet e r*nda! Si e humbi jetën i burgosuri tek 313
Published inNews