Skip to content

Sali Berisha merr ‘goditjen’ e forte! Ish-aleati tallet me Kreun e PD, deklarata nam

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe aksionin opozitar që ka marrë kjo forcë politike muajt e fundit.

Shehi i ftuar në Report Tv, nuk i ka kursyer kritikat, teksa ka deklaruar se protestat janë rebelim popullor, ndërsa këto janë organizime partiake.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve për kreun e PD-së, ish-aleati i kësaj force politike, tha se nuk ka garë dhe se brenda Partisë Demokratike nuk ka pasur demokraci asnjëherë.

Lexo gjithashtu:  Rama shfaqet me Ballukun, trondit Bardhi: Ajo e ka...

Shehi: Partia Demokratike i ka bërë protestat sikur po bëjnë fejesa, çdo dy javë, presim datën dhe bëjmë festën. I ka kthyer në rutinë. Protestat bëhen për një temë të caktuar, siç ishte ajo në Maqedoninë e Veriut. Protesta është rebelim popullor, ndërsa këto janë organizime partiake. Që të jetë protestë opozita duhet të aktivizojë qytetarin jo militantët.

Lexo gjithashtu:  Nuk e priste askush qe moti i Shkurtit te ishte keshte

Protesat bëhen një herë dy herë në vit, si mund të bëhen javë për javë. Unë mendoj që bëhet edhe për këto zgjedhjet që s’kanë asnjë vlerë. Berisha është i vetëm në garë. Ata duhen të merren me gjëra serioze, si reforma administrative, të merren me ligjin zgjedhor.

Lexo gjithashtu:  Horoskopi fut ne LISTE 3 shenja per PASURI te 'CMENDUR'! Zbuloje tani, a eshte shenja jote moj shoqe

Prandaj mendoj që nuk ka shanse që ata të vijnë në pushtet. Brenda PD nuk ka demokraci dhe as nuk ka pasur asnjëherë.

Published inNews