Skip to content

“Shkoni në protestë”, Ambasada e ShBA-ve inkurajon qytetarët: Jo dhunë!

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë thirrje për protesta paqësore, pas tensioneve të regjistruara ditët e fundit në kryeqytet, ku demonstratat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe me dëmtime të pronës publike e private.

Lexo gjithashtu:  E bujshme/ Ndahet çifti i njohur shqiptar, pas 8 vitesh martesë: “Marrëdhënia jonë ka marrë fund”

Në një përgjigje për mediat që kanë kërkuar një koment mbi situatën, përfaqësia diplomatike amerikane ka vënë theksin te respektimi i ligjit dhe ushtrimi paqësor i së drejtës për protestë.

Lexo gjithashtu:  Tetë muaj qëndroi në arrati, itinerari që ndoqi Ergys Agasi para se të arrestohej në Durrës! Kë takoi ai në Tregun e Suel Çelës në Elbasan?

“Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protesta ta shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Aktet e dhunës nuk janë pjesë e angazhimit qytetar”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Lexo gjithashtu:  Dita e 12-të!
Published inLAJMI