Skip to content

Ambasadori amerikan përzgjedh personazhet politikë që promovon: Nga qeveria Blendi Gonxhen, nga opozita Agron Shehajn (VIDEO)

Ambasadori amerikan Eric Wendt ka zgjedhur të përshëndesë popullin shqiptar me marrjen e detyrës së tij, nëpërmjet një videoje ku më kryesorja mbetet sërish një mungesë shtrëngimi duarsh me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Opozitës Sali Berisha.

Ambasadori e bën të qartë në video se në detyrën e tij si ambasador është I detyruar të takohet me liderë politikë, dhe kur vjen puna për të zgjedhur planet në videon e tij, ai e fillon tregimin me takimin me presidentin Bajram Begaj, jo në zyrën e këtij të fundit, por në një aktivitet mirëseardhjeje, të mbajtur nga ambasada për kreun e këtij misioni diplomatik.

Lexo gjithashtu:  Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet

Ambasadori thotë se e ka për detyrë diplomatike të takojë përfaqësues të qeverisë dhe zgjedh të nxjerrë në video ministrin e Kulturës Blendi Gonxhja, dhe ministren e Parlamentit, Erjona Ismaili.

Më pas, menjëherë, si përfaqësues të opozitës, ka zgjedhur të vendosë në video kreun e partisë Mundësia Agron Shehaj.

Lexo gjithashtu:  Muça: Çfarë ndodhi pas kuintave, çfarë i “dhuroi” Kryeministri që ia ndërroi mendjen Braçes

“E kam për detyrë të takoj dhe përfaqësues të tjerë” thotë ambasadori, duke nxjerrë në pamje krerët e katër besimeve fetare në Shqipëri.

Lexo gjithashtu:  S’ka më “punë me mik”, Rama: Hyrja në administratë do të bëhet përmes një provimi kombëtar

A është duke na dhënë një mesazh ambasadori amerikan nëpërmjet përzgjedhjes së kujdesshme të këtyre pamjeve në video mesazhin e tij?

Published inLAJMI