Skip to content

Alarm para finales së Botërorit! Vjen anulimi i papritur i Spanjes,, në rrezik edhe Argjentina

Vigjilja e finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës po kalon peripeci të pazakonta për ekipet që do të diskutojnë këtë të diel për trofeun me të lakmuar.

Seanca e fundit stërvitore e Spanjës është anuluar sot në momentin kur lojtarët sapo kishin shkuar në qendrën stërvitore për të zhvilluar përgatitjet e fundit para duelit ndaj Argjentinës.

Lexo gjithashtu:  Familjari zbulon fjalët e fundit të 31-vjeçares

Shkak është bërë një stuhi që shoqërohej me rrufe dhe për shkak të protokollit të sigurisë, është boshatisur menjëherë fusha ku sapo kishin dalë futbollistët.

Lexo gjithashtu:  E rëndë në Tiranë, 17-vjeçari

Fillimisht seanca u shty, por tani është vendosur anulimi i plotë i saj, pasi stuhia do të vazhdojë në atë zonë të Nju Xhersit. Ndërkohë, nuk dihet ende çfarë do të ndodhë me Argjentinën e cila kishte të planifikuar një seancë stërvitore gjithashtu pak më shumë se 24 orë para duelit e përballet me të njëjtën situatë klimaterike. Seanca e argjentinasve për momentin është shtyrë.

Lexo gjithashtu:  U arrèstua për ármëmbájtje pa leje, Gjesti lîrohet nga parabùrgimi
Published inNews