Skip to content

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”! Arjola Demiri rrëfen për herë të parë në detaje dramën e martesës dhe divorcit: Kam duruar 6 vite

Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik.

Ishte një histori që e preku në plagët e veta, një dramë njerëzore në të cilën, siç rrëfen vetë, kishte njohur pjesë të jetës së saj.

E ftuar në Grida Duma Podcast, aktorja Arjola Demiri rikthehet te një prej periudhave më të vështira të jetës së saj, martesa dhe divorci, duke bërë një paralelizëm tronditës me përjetimet e Arlinda Zekajt.

Ajo tregon se ka kaluar situata të ngjashme me ato që, sipas saj, kishte përjetuar Arlinda, dhe se gjatë protestave në Kosovë kundër vrasjes së saj e ka ndjerë këtë histori shumë më afër se kushdo tjetër.

Lexo gjithashtu:  “Pa dorëheqje nuk

“E kam ndjerë në asht historinë e Arlindës!”, shprehet Demiri, duke kujtuar momentet kur agresiviteti dhe tensionet brenda një marrëdhënieje mund ta vendosin një grua përballë frikës, pasigurisë dhe nevojës për të gjetur një rrugëdalje.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT/ Studentët ndezin zjarr në mes të rrugës, vijon protesta në Rrugën e Durrës

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës! Kur gjakrat ndizen…”, rrëfen ajo, duke risjellë edhe përplasjet e vështira të periudhës së divorcit. Arjola Demiri tregon se është ndjerë e pavlerësuar dhe e pambështetur nga psikologia dhe punonjësja sociale, të cilat, sipas saj, dolën kundër saj në një moment kur ajo kërkonte të mbronte veten dhe fëmijët.

Lexo gjithashtu:  I zbuloi vilat, vëllai i Igli Tares k*rcënon me jetë gazetarin, ajo çfarë i ka thënë do iu tr*ndisë të gjithëve

“Psikologia dhe punonjësja sociale dolën kundër meje! Si mund t’i bëhet kjo një nëne?” është një prej pyetjeve të forta që aktorja ngre në këtë bisedë.

Episodin e plotë ndiqeni në kanalin e Top Channel në Youtube.

 

Published inLAJMI