Skip to content

A do të kandidojë për kryetar bashkie në Tiranë? Përgjigjet Arlind Qori

Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka folur hapur për ambiciet e tij politike dhe mundësinë e kandidimit për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ndonëse theksoi se vendimi final do të merret nga Këshilli Koordinues i partisë, ai nuk e përjashtoi mundësinë për të hyrë vetë në garë.

Lexo gjithashtu:  Moti i keq/ Gjendje problematike ne aeroportin e Rinasit, pese fluturime të devijuara

“Do të kemi një kandidat, po se kush do të jetë është Këshilli Koordinues i ‘Lëvizjes Bashkë’ që do të vendosë. Unë jam gati të marr çdo detyrë që më ngarkohet,” tha Qori, duke lënë të kuptohet se është i gatshëm të pranojë një propozim të tillë.

Lexo gjithashtu:  “Elvis Pupa nuk ben për drama”, Gruaja e tij ben deklaraten e papritur pas hyrjes se Visit ne Ferma VIP

Deri tani, e vetmja kandidaturë e zyrtarizuar për kryeqytetin është ajo e Ogerta Manastirliut nga Partia Socialiste, e cila u njoftua nga Kryeministri Edi Rama. Ky zhvillim ka nxitur debatet dhe spekulimet brenda kampit të opozitës.

Mbetet për t’u parë se kush do të jenë emrat e tjerë që do të garojnë përballë Manastirliut, pasi ende nuk ka kandidatura zyrtare nga partitë e tjera kryesore politike. Deklarata e Qorit shton një tjetër dimension në panoramën politike të Tiranës, duke lënë të hapur mundësinë e një gare me disa kandidatë përballë Partisë Socialiste.

Lexo gjithashtu:  Ilir Meta në panik, shantazhe dhe kercenime nga burgu, thuhet se do
Published inNews