Skip to content

Kryeministri mbledh qeverinë, Vengu dhe Spiropali refuzojnë te shkojne pas largimit nga posti

Kryeministri Edi Rama se fundmi ka mbledhur qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë në kabinet.

Ristrukturimi përfshiu disa dikastere kyçe, konkretisht Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, si edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Mbrojtjes.

Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar të zhvillohej dje, por u zhvendos për sot për shkak të mbledhjes së grupit të PS, në të cilën kryesocialisti Edi Rama bëri me dije shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi edhe Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e saj.

Lexo gjithashtu:  Te henen do keni cmenduri me temperaturat, qe sot zbuloni parashikimin e motit nga Lajda Porja

Balluku nuk iu bashkua mbledhjes së qeverisë, bashkë me dy ministrat e tjerë që Rama i largoi nga kabineti i tij, Pirro Vengun si ministër të Mbrojtjes dhe Elisa Spiropalin si ministre e Jashtme.

Lexo gjithashtu:  Aksident rrugor ka ndodhur ne oret e para te mengjesit

7 ndryshimet në Qeveri

-Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda Ballukun
-Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zëvendëson Belinda Ballukun
-Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun
-Toni Gogu ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin
-Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – zëvendëson Elisa Spiropalin
-Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu
-Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun

Lexo gjithashtu:  Ditë të vështira në qeli për Ilir Metën: Po më bëjnë këtë gjë…
Published inNews