Skip to content

Atentati i bujshëm, arrestohet autori – Detajet

TIRANË — Policia e Tiranës ka vënë në pranga Alban Bruçin, një emër i njohur për autoritetet, i dyshuar si autori i atentatit ndaj boksierit Arjon Kajoshi. Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi në shtator 2024, kur Arjon Kajoshi, duke drejtuar automjetin e babait të tij, Sokol Kajoshit, u qëllua me katër plumba në pjesën e pasme të makinës. Pas sulmit, boksieri u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Historia e hakmarrjes dhe dëshmia e dhunës

Arrestimi i Alban Bruçit zbardh një sagë dhune dhe hakmarrjeje që nisi me një sherr banal për vend parkimi. Më 3 qershor, Alban Bruçi rrahu Edmond Sakicajn, babain e Izmir Sakicajt. Si hakmarrje, Izmir Sakicaj dhe shokët e tij, Samuel Troshani, Arlind Kajoshi dhe Samet Halluni, vendosën të dhunojnë babain e Albanit, Vladimir Brucin.

Lexo gjithashtu:  Leku tek Leku! Rikthehet ish-gruaja e Fatos Nanos – nuk do ta besoni kush i qëndron në krah! S’do ta njihni dot (FOTO)

Sulmi brutal ndaj Vladimir Bruçit ndodhi në sy të bashkëshortes së tij. Ai u godit me grushte, shkelma dhe sende të forta, duke mbetur pa ndjenja në tokë. Sipas mjekëve, ai pësoi dëmtime të rënda në kokë, një frakturë në brinjën e 8-të dhe trauma kraniale.

Lexo gjithashtu:  Godet Tërmeti i fuqishëm 6.2 ballë

Hetimet e policisë dhe e kaluara kriminale e autorëve

Pamjet filmike nga vendngjarja treguan se agresorët ishin të armatosur me kallashnikovë, një pistoletë dhe mjete prerëse, por nga ekspertiza rezultoi se armët e dorëzuara ishin sportive. Për këtë ngjarje, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani u vetëdorëzuan në polici në janar 2025 dhe aktualisht ndodhen në burg. Ndaj tyre u ngritën akuzat e “Kanosjes” dhe “Plagosjes së lehtë me dashje”. Ndërkohë, Arlind Kajoshi dhe Samet Halluni vijojnë të jenë në kërkim.

Lexo gjithashtu:  SKANDALOZE - FSHF ben veprimin e rende kunder tifozeve, tallet me ta pas humbjes se Shqiperise (VIDEO TALLESE)

Më 18 shkurt 2025, ndërsa ndodheshin në burgun e Reçit, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani u arrestuan nga SPAK, këtë herë si pjesëmarrës në sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e vëllezërve Prendi në Vaun e Dejës. Ky rast dëshmon ndërlidhjen e personazheve të botës së krimit dhe përfshirjen e tyre në ngjarje të rënda kriminale në Shqipëri.

Published inNews 2