Skip to content

Ky është babai që u denoncua për sulm s*ksual ndaj vajzës së tij 11-vjeçare në Gjakovë

Megjithatë, pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore dhe operative nga njësitet përkatëse, është arritur të lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari M.S. (50-vjeçar).

Një zhvillim i rëndësishëm është shënuar në rastin tronditës të raportuar në fshatin Hereq të Gjakovës, ku një e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga babai i saj.

Ngjarja kishte ndodhur më 1 prill 2026, kur nëna ishte paraqitur në stacionin policor së bashku me vajzën e saj, duke raportuar rastin.

Lexo gjithashtu:  Nuk qenka Brikena Selmani, Mateo fle me “dikë tjetër” në krevat

Viktima J.S. (11-vjeçare) është dëgjuar në prani të nënës dhe përfaqësueses së Qendrës për Punë Sociale, ku ka deklaruar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari gjatë kohës kur po qëndronte në shtëpinë e tij.

Fillimisht, i dyshuari kishte arritur t’i shmangej organeve të rendit dhe nuk ishte lokalizuar menjëherë pas raportimit të rastit, duke mbetur për disa kohë në kërkim nga policia.

Lexo gjithashtu:  Të shtëna me armë në kryeqytet, dyshohet për të plagosur

Megjithatë, pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore dhe operative nga njësitet përkatëse, është arritur të lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari M.S. (50-vjeçar).

Pas arrestimit, i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë.

Lexo gjithashtu:  41-vjeçari vret me thikë ish-të dashurën, telefonon policinë dhe…

Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm seksual”, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga sektori rajonal i hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Burimet nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se ndaj të dyshuarit priten edhe veprime të mëtejme procedurale, varësisht nga rezultatet e hetimeve dhe provat e siguruara.

Published inNews