Skip to content

Balla: Kemi investuar për arsimin, kanë kushtet të shkëlqyera

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke folur për protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre për kushte më të mira, ai deklaroi se kushtet në konviktet studentore janë të shkëlqyera,.

Sipas Ballës qeveria ka investuar shumë në përmirësimin e tyre. Ai bëri gjithashtu me dije se të enjten ishte parashikuar të votohej një tjetër kredi për investime në konvikte.

Lexo gjithashtu:  Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama publikon pamjet

“Ju garantoj që kushtet në konvikte janë të shkëlqyera. Dhe ditën e enjte duhet të votonim një kredi tjetër për të investuar në konvikte. Studentët do të sulmonin Kuvendin ditën që Kuvendi do të miratonte një kredi për konviktet”, u shpreh Balla për emisionin “Real Story”.

Lexo gjithashtu:  Nazarko: Albin Kurti ka ndikim te të rinjtë në Shqipëri. Le të bëjë thirrje për qetësi, si

Nga ana tjetër, analisti Roland Lami theksoi se pakënaqësitë e të rinjve lidhen me një krizë më të gjerë, për të cilën, sipas tij, qeveria duhet të gjejë mekanizma për ta zbutur.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Ndahet nga jeta papritur aktorja e madhe vetëm 50 vjeçare, ajo çfarë i ndodhi ishte e trishtë (Foto)

“E gjithë kjo gjeneratë ka një krizë dhe ju si qeveri duhet të gjeni mekanizma për ta zbutur, që ata të mos ndihen të huaj në vendin e tyre”, deklaroi Lami.

Published inLAJMI