Skip to content

Nipi i Bamir Topit i cili ështê mjek bën paral*jmërimin e fr*kshëm: Deri në vitin 2050 gjysma e popullsisë..

Okulisti Rubin Topi i ftuar në emisionin e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, foli për miopinë, (uljen e shikimit).

Ai theksoi se në vitet e fundit është parë një tendencë në rritje për të miopisë, për këtë ai renditi dy faktorët kryesorë: gjenetikën dhe qëndrimin për një kohë të gjatë në ekran. Gjithashtu mungesa e dritës natyrale kishte një përqindje të lartë ndikimi në uljen e nivelit të shikimit.

Lexo gjithashtu:  Lajm i fundit, ja si eshte gjendja e Erjonit

Rubin Topi paralajmëroi se në bazë të studimeve është parashikuar se deri në vitin 2050 më shumë se gjysma e popullsisë globale do të kenë probleme me miopinë.

“Mendohet që deri në 2050-ën më shumë se gjysma e popullsisë globale do ketë probleme me miopinë. Eksitojnë dy realitete të miopisë, mund të jetë e lindur, ku gjasat që fëmijë të ketë miopi, nëse prindërit kanë miopi është 60% dhe ulet nëse e ka vetëm njëri pa prindërit. Por mund të jetë edhe e fituar, sepse ndoshta prindërit e kanë mësuar që të rrijë me celular në dorë ose me tablet qysh në moshë shumë të njomë dhe automatikisht e bashkuar kjo, sepse në vitet e fundit studimet janë thelluar në këtë fushë duke bërë një problem shumë të madh aktualisht për shëndetin publik global dhe këto studime të thelluara kanë dhënë rezultat.

Lexo gjithashtu:  Ky vend më ngjan si një bërdello gjigante

Nuk është vetëm qëndrimi nga afër me pajisje digjitale, por është edhe mungesa e dritës natyrale dhe kjo është një e re shumë e rëndësishme. Qasja në ambient me dritë natyrale. Me të vërtet ky fëmijë mund të rrijë me tablet apo me telefon gjithë ditën, por në përgjithësi kjo është e bashkëshoqëruar me qëndrimin në një ambient të mbyllur”, tha okulisti.

Lexo gjithashtu:  Autostrada e re në Greqi, mediat greke: Udhëtimi Janinë–Kakavijë do të zgjasë vetëm
Published inLAJMI