Skip to content

Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë një konference për shtyp ditën e sotme bëri të ditur se indeksimi i pensioneve mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje.

“Po e diskutojmë me ISSH, kemi krijuar hapësirat e nevojshme buxhetore për ta afruar procesin e indeksimit në qershor ose korrik. Është çështje vendimmarrjeje që do ta ndajmë sapo të kemi dakordësinë.

Lexo gjithashtu:  Çfarë po behet keshtu?! Tjetër tërmet në Shqipëri, Ja zoa e epiqendrës

Të dhënat më të fundit e Drejtorisë së Tatimeve kanë rritje të faturave me 23%, deri në këtë moment shuma potenciale e kompensimit është 6-6.5 milionë euro. Procesi do të zgjasë deri në fund të muajit qershor”, tha Malaj.

Lexo gjithashtu:  Zarf i zi? Artani ofendon rëndë Brikenën – çfarë ndodhi?

Sipas ministrit, projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave mund të paraqitet në Kuvend rreth fundit të qershorit ose korrikut.

“Projektligji është ndarë me të gjitha ministritë dhe jemi duke bashkërenduar ndryshimet më të fundit.

Shpresoj që deri në fund të qershorit ose korrik të kemi mundësinë ta përcjellim në qeveri. Shpenzimet kanë ndjekur trajektore të qëndrueshme.

Lexo gjithashtu:  Gjendet i vrare bizneSmeni milioner, ishte arrestuar me pare ne Shqiperi per...

Totali i shpenzimeve buxhetore ka qenë në masën 242 miliardë lekë. Kemi një rritje në masën 6.3% më shumë dhe janë rreth 135 milionë euro më shumë”, deklaroi Malaj.

Published inNews