Skip to content

“Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi rrëfen në podcastin e Grida Dumës: Një vajzë e re në jetën time

Bardhi vjen në një nga intervistat më personale të tij në Grida Duma Podcast, ku rrëfen episode të panjohura nga fëmijëria, lufta, familja, karriera dhe jeta e tij me Sarën.

Mes emocioneve më të forta është kujtimi i luftës, kur shtëpia e familjes së tij u godit me bombë.
“Dyert ishin plot me plumba”, kujton këngëtari, ndërsa rrëfen përjetimet që e kanë shoqëruar që nga fëmijëria.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT - Vetem pak ore pas mbylljes se Kuvendit te PD, Sali Berisha del me paralajmerimin E FORTE

Në bisedën me Grida Dumën, Bardhi tregon se besimi në Zot e ka ndihmuar të kalojë zhgënjimet dhe momentet më të vështira të jetës, ndërsa flet edhe për familjen e madhe ku është rritur dhe vlerat që ka marrë prej saj.

Lexo gjithashtu:  Studenjta e mjekësisë gjendet e pajetë në shtëpi

Një pjesë e rëndësishme e intervistës i kushtohet jetës private. Bardhi tregon se ardhja në jetë e fëmijës e ka ndryshuar rrënjësisht.

“Pse nuk jam bërë baba më herët?”, shprehet ai, duke pranuar se prindërimi i ka dhënë një kuptim krejt tjetër jetës, duke folur edhe për një vajzë dhe dashuri të madhe që po vjen në jetën e tij.Në fund, Bardhi bën edhe një deklaratë romantike që nuk kalon pa u vënë re: “Edhe një jetë tjetër ta kisha, nuk do të gjeja një më të mirë se Sara.”

Lexo gjithashtu:  Ditë të ‘zeza’ nga moti? Njoftim urgjènt, nami nga neser behuni gati per

Published inNews