Skip to content

Rrugët e Tiranës po digjen prej 2 ditësh, “bëhet i gjallë” presidenti Bajram Begaj

 

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me protestën që po mbahet në Tiranë.

Begaj u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.

Sipas Begajt e drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar, por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

Lexo gjithashtu:  Me sa blihet Euro dhe Dollari sot

“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.

E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

Lexo gjithashtu:  Isha në hallin tim, Policët më këputën këmbën! Djalit që i thyen këmbën e çojnë me urgjencë, e rëndë pfarë zbulojnë mjekët (VIDEO)

Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim.

Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet.

Lexo gjithashtu:  Aksident i rëndë në vend, i riu humb kontrollin e “Benz”-it,

Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, shkruan Begaj.

 

Published inLAJMI