E fundit! Belinda Balluku ka afat deri te premten te jape doreheqjen! Ja cfare e pret nga SPAKu nese

Koordinator i programit ekonomik PD Dorian Teliti, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë Belinda Balluku, e cila është vënë nën hetim nga SPAK, por ditën e sotme nuk iu përgjigj thirrjes për paraqitje në Prokurorinë e Posaçme.
Teliti theksoi se është e papranueshme që një ministre në detyrë të vazhdojë të ushtrojë funksionin publik ndërkohë që po hetohet, pasi ekziston mundësia që të ndërhyjë në manipulimin dhe zhdukjen e provave.
Teliti: Balluku të paktën deri të premten duhet të japi dorëheqjen, pasi po akuzohet për afera korruptive nga SPAK nga një institucion që ende po e heton. A ka mundësi ministri në detyrë, zv.kryeministrja në detyrë, jo vetëm për çështje që janë avancuar por dhe për ato që janë hapur, të fusë duar në manipulimin dhe zhdukjen provave?
