Skip to content

E pabesueshme! Zbulohet, ja ku po kandidon Blendi Fevziu

Ditën e sotme Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar listën përfundimtare të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të cilët duhet të zgjidhen në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore më 16 shkurt të këtij viti.

Ndërkohë, në garën për Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së, janë në listë 13 emra për 10 vende. Emri që bie në sy jahstë botës së sportit është edhe ai i Blendi Fevziut. Përfshirja e drejtuesit të emisionit “Opinion” në këtë proces pasqyron synimin e shoqatës për prurje të reja në strukturat drejtuese të futbollit.

Lexo gjithashtu:  Prokurori e thotë troç fatin e kryeministrit! Koha erdhi, ja kur Rama do hyjë në “dhëmbët” e SPAKUT

Ndërkohë, në risitë mes kandidatëve është prania e ish-presidenti të Teutës, Edmond Hasanbelli, si dhe ikonës të Kombëtares shqiptare, Geri Çipi.

Blendi Fevziu i futet futbollit, propozohet për Komitetin Ekzekutiv në FSHF
7 Janar, 18:50
Gjithashtu në garë janë edhe emra të tjerë të njohur, si Armando Cungu e Erind Resuli, dy nga emrat më të besuar të FSHF-së në këto vite, pasi kanë mbajtur poste në drejtimet e ekipeve të moshave apo të futsallës.

Lexo gjithashtu:  Gjermania gati për luftë? Dalin detajet e papritura nga shteti gjerman, ja cpo behet aty...

“Rrënjë” në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së ka “ngulur” edhe Lutfi Nuriu. Ish-presidenti i Tiranës është pjesë këtij Komiteti që prej vitit 2002.

Po ashtu një tjetër emër me karrierë të gjatë në krye të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së është edhe ndërtuesi Arben Dervishaj. Ky i fundit bën pjesë që prej vitit 2005./Pamfleti

Lexo gjithashtu:  Andi Bushati jep paralajmerimin e forte per Edi Ramen pas dosjes Balluku! Hera e parë ku SPAK...

Lista e 13 kandidatëve për 10 vende në Komitetin Ekzekutiv:

1-Abdyl Kuriu (rikandidon)

2-Anila Basha (rikandidon)

3-Arben Dervishaj (rikandidon)

4-Armando Cungu

5-Blendi Fevziu

6-Edmond Hasanbelli

7-Envi Hicka (rikandidon)

8-Erind Resuli

9-Ervin Canollari (rikandidon)

10-Geri Çipi

11-Gjergji Petro (rikandidon)

12-Lutfi Nuriu (rikandidon)

13-Pano Xhixho (rikandidon)

Published inNews