Skip to content

Bora Zemani ndahet nga Donald Veshaj? Shperthen Bora dhe i thote te gjitha: Mu mbush…

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve që qarkulluan së fundmi për një ndarje të supozuar me partnerin e saj, Donald Veshajn.

Në një rrëfim per ‘Goca dhe Gra’, Bora zbuloi se lajmet e pavërteta janë përhapur menjëherë sapo ajo ka postuar një foto të Donaldit, çka ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit.

Lexo gjithashtu:  ‘Njerëzit do vdesin si mizat’ – Paralajmerimi i frikshem nga Anglia per…

“Unë e mora vesh që ishte shpërndarë një lajm për ndarjen tonë, kur postova një foto të Donaldit. Mu mbush Instagrami me mesazhe: ‘Shyqyr që nuk jeni ndarë!’ Më thonin shpesh, sa herë postoja foto me Donaldin,” tregoi moderatorja, e habitur nga intensiteti i reagimeve në rrjet.

E intrigurë nga situata, Bora vendosi të hetojë se çfarë po ndodhte dhe u ndesh me lajme të rreme, të cilat jo vetëm që flisnin për një ndarje, por përmendnin edhe arsye të pavërteta si xhelozia apo fshirja e fotove nga Instagrami, diçka që moderatorja e mohoi plotësisht.

Lexo gjithashtu:  VIDEO e FRIKSHME NE SHQIPERI- Vajza 12-vjeçare qellohet barbarisht me shkopinj bejsbolli nga 4 të rinj, ne mes te gjakut lihet...

“Bëhem kurioze dhe hap të shoh ç’po ndodh, ku ishin këto lajme që jemi ndarë. Fusnin dhe arsye të tjera, xhelozia, që kanë fshirë fotot në IG… por asgjë nuk ishte e vërtetë,” shtoi ajo.

Lexo gjithashtu:  Tronditese! Zbulohet kush ishte MINISTRI që kaloi pak sekonda pas ATENTATIT ku u vra Gilmando Dani në Rinas!

Deklarata e Borës duket se i ka dhënë fund spekulimeve që qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale javët e fundit. Çifti, i cili mbetet ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, vijon të tërheqë vëmendjen e publikut me çdo postim apo dalje të përbashkët.

Published inNews 2