Skip to content

“E kam dashur Shqiperine”

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë.”, është ky reagimi i kryeministri Rama në ditën e katërt të revoltës studentore.

Lexo gjithashtu:  Thellohet përçarja në PS/ Rama braktiset nga të vetët, ja kush nuk shkoi sot në mbledhje

Mesazhi domethënës i kryeministrit vjen në një ditë kur pjesa më e madhe e vendit është duke protestuar, ndërsa kërkesat e qytetarëve duket se janë të njëjta në mbarë Shqipërinë.

Nga ana tjetër, kaosi dhe trazirat kanë mbërthyer dhe sot Tiranën. Ndonëse në minutat e para të tubimit të sotëm u duk sikur protesta do të zhvillohej në mënyrë paqësore pa përplasje me efektivët, situata mori tjetër kthesë brenda pak minutave.

Lexo gjithashtu:  Video me një mashkull në zyrën e Agasit, kush janë emrat e dy ministrave që përfliten?

Tensionet e krijuara para Ministrisë së Arsimit çuan në ndërhyrjen e efektivëve që janë në terren, të cilët hodhën gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve duke tentuar që t’i shpërndajnë ata.

Lexo gjithashtu:  Balliu në debat me gazetarin: Rama shkon në burg!
Published inLAJMI