Skip to content

Brikena gati të lërë garën për Mateon!

Prime i sotëm i “Big Brother Vip Albania 5” ka nisur me debate e tensione të ashpra mes banorëve, ku në qendër të diskutimeve u vendos nominimi kokë më kokë i Mateos dhe Stenaldos.

Duke e cilësuar si një garë të fortë nominimin me të, Mateo në fjalën e tij u shpreh se Stenaldo ia dha vetë mundësinë Rogertit për t’i vënë në garë bashkë.

“Stenaldo ia dha vetë mundësinë Rogertit për të na nxjerrë në nominim bashkë. Ai së fundmi ka treguar vetëm arrogancë dhe ego nga ana e tij. Stendaldo shpesh më ka përmendur mua pjesëmarrjen time televizive, duke u kapur te fakti që unë kam qenë pjesëtar i formateve të ndryshme, por për mua nuk ka lidhje kjo gjë” u shpreh Mateo.

Lexo gjithashtu:  Edî Ráma nuk i mbròn dot mè! SPAK bèn gáti arrèstîmîn e kokave të mèdha që nùk i prîsnît

Nominimin e sotëm e komentoi dhe Brikena e cila theksoi se ky ishte një veprim i shëmtuar nga Stenaldo.

Kur u pyet nëse është gati për ta lënë në gjysmë lojën e saj nëse Mateo del sonte nga shtëpia e “BBVA5”, Brikena pohoi se është e gatshme që ta lërë rrugëtimin e saj në mes.

Lexo gjithashtu:  Kthesë e papritur ne fatin tuaj! Meri Gjini: Ndryshime në trashëgimi, ja kush rrezikon divorcin

Në fjalën e saj, Brikena hodhi poshtë pretendimet se romanca mes saj dhe Mateos ka lindur vetëm për të marrë vëmendje në prime.

Banorët që janë në nominim dhe njëri prej tyre pritet të përfundojë rrugëtimin e tij në “BBVA5” janë Mateo dhe Stenaldo. Të dy banorët kanë qenë goxha të preferuar nga publiku, Mateo për strategjinë e lojës dhe romancën e tij me Brikenën, ndërsa Stenaldo për oratorinë, sinqeritetin dhe sjelljen e tij.

Lexo gjithashtu:  Goditen tre biznesmenet e njohur ne Shqiperi, u sekuestrohen 12 milione euro, do habiteni se cfare kane bere

Se cili nga dyshja pritet të përfundojë rrugëtimin e tij në këtë format televiziv, këtë do e zbulojmë pas pak.

Published inNews