Skip to content

A do e mbroje Garda Ramen, nese avionet e SHBA vijne ne kryeministri

Faik Basha, ekspert sigurie dhe kandidat për drejtues të Gardës së Republikës, në një emision televiziv, tregoi se çfarë do të bënte në një rast hipotetik të mjeteve ajrore amerikane mbi Kryeministri.

“Ne nuk kemi asnjë institucion, përfshi dhe atë të Gardës Republikës, i cili është në luftë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as me politikat amerikane. Jemi me fat që e kemi vend mik edhe SHBA-në.

Lexo gjithashtu:  Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi

Shqipëria të paktën që në 1920 ka parë benefite dhe ka parë të mira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi vend i cili jemi ndihmuar. Kosova është çliruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që asnjë helikopter i Shteteve Bashkuara të Amerikës mbi krye të çdo institucioni nuk përbën rrezik, përveçse është mbrojtje”, tha Basha.

Lexo gjithashtu:  Trondit Berisha: Ja kush është deputeti që ka porositur vrasje!

Ai shtoi se nëse zgjidhet në krye të Gardës së Republikës, “do të kërkoj një bashkëpunim të thelluar me institucionet amerikane për të avancuar më tej procesin e punës dhe avancimin e mëtejshëm të strukturave të sigurisë në këtë institucion, sepse kuptohet se teknologjia dhe rreziku avancon, kështu që duhen përshtatur dhe institucionet”.

Lexo gjithashtu:  E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

Megjithate, ndonese kjo qe ai ka thene eshte e vertete, kjo nuk eshte nje pergjigje e zgjuar nga ana e nje drejtuesi ne tentative per te drejtuar strukturen qe merret me mbrojtjen e personave shume te rendesishem ne Shqiperi.

Published inNews