Skip to content

E bujshme! Pas Marjana Koçekut nisin braktisjet e forta nga PS, ja kush janë të larguarit e bujshëm

Gjate kulmit te protestave masive qytetare që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, një tjetër goditje politike duket se vjen nga vetë radhët e Partisë Socialiste. Ndërsa mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, zëra të njohur socialistë po distancohen gjithnjë e më shumë nga drejtimi aktual i partisë.

Deputetja e Shkodrës, Mariana Koçeku, njoftoi publikisht se do të vazhdojë mandatin e saj si deputete e pavarur, duke u larguar nga Grupi Parlamentar i PS-së. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku deklaroi se vlerat dhe bindjet që e kanë shoqëruar që nga koha e protestës studentore nuk përputhen më me kursin politik të Partisë Socialiste.

Lexo gjithashtu:  Mjeket bejne thirrje per situaten e gripit ne vend

Paulin Luli, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Shkodër në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe ish-drejtor i Rezervave të Shtetit, është rreshtuar hapur në krah të protestuesve. Në deklaratat e tij publike ai ka dënuar korrupsionin, abuzimin me pushtetin dhe atë që e konsideron deformim të vullnetit qytetar, duke theksuar se asnjë pushtet nuk mund të qëndrojë mbi padrejtësinë.

Historia ka treguar se e reja triumfon gjithmonë mbi të vjetrën dhe se vullneti i popullit është më i fortë se çdo pushtet i ngritur mbi padrejtësinë.
Respekt dhe mirënjohje për çdo protestues që ngre zërin për liri, drejtësi dhe dinjitet. Ndryshimi vjen kur qytetarët nuk heshtin”- shkruan ai.

Lexo gjithashtu:  DALIN REZULTATET: Ja kush largohet sonte nga Big Brother VIP Albania

Related article  U largua nga PS dhe nuk u hap telefonin socialisteve, befason deputetja ‘rebele’: ZOT ME JEP FORCE

“I zgjedhur për të dëgjuar, i përkushtuar për të vepruar. Sepse përfaqësimi i vërtetë fillon me respektimin e zërit të qytetarëve!

Protesta është zëri i demokracisë, kur drejtësia kërkohet me dinjitet, në një sistem demokratik zëri i qytetarëve dhe transparenca janë ndër shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë. Kur qytetarët protestojnë në paqe, pushteti ka detyrimin t’i dëgjojë dhe t’i respektojë duke u dhëne zgjedhje problemeve të tyre.

Lexo gjithashtu:  Mitsotakis merr “h*k” për Fredi Belerin, me Artan Hoxhën? Vjen thirrja urgj*nte ndaj Edi Ramës

Liria në demokraci matet jo vetëm me të drejtën për të zgjedhur, por edhe me të drejtën për të shprehur mendimin kritik.

Mbështes me bindje të thellë të drejtën e meritokracisë dhe forcimin e decentralizimit të sistemeve politike!”- shkruan Asani.

Published inNews