Skip to content

U vra me çekiç nga gruaja dhe partneri i saj, zbardhet motivi i vrasjes së Mikel Rrokut

Zbardhen detaje të reja nga hetimi për vrasjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino të Italisë. Gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri dyshohet se kanë planifikuar dhe më pas kanë kryer vrasjen, ndërsa motivi kryesor lidhet me dëshirën për t’u çliruar prej tij dhe për të vijuar lidhjen e tyre, si edhe me interesin për banesën sociale ku jetonte 55-vjeçari.

Lexo gjithashtu:  Iu shfaqen videot ditë më parë – E pabesueshme çfarë bëri këngëtarja nga Kosova

Të dy të dyshuarit, një grua 45-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar, janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të 6 tetorit nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos. Ata dyshohet se janë përgjegjës për vrasjen e Rrokut dhe ndodhen në burg, në kuadër të masës së sigurisë të vendosur ndaj tyre.

Lexo gjithashtu:  Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

Sipas hetimeve, ideja për eliminimin e 55-vjeçarit kishte nisur të merrte formë që në muajin maj. Dyshimet e hetuesve janë se çifti kishte diskutuar mënyra të ndryshme për ta vrarë, përfshirë helmimin dhe përdorimin e thikës, përpara se të vendoste për mënyrën e ekzekutimit.

Krimi dyshohet se ka ndodhur më 30 qershor, në apartamentin ku jetonte Rroku në rrugën Verolengo, në zonën Lucento të Torinos. Sipas rindërtimit të ngjarjes, shqiptari është sulmuar nga pas dhe është goditur edhe pasi kishte rënë në tokë. Ekzaminimet mjeko-ligjore zbuluan dëmtime të rënda në kokë, të shkaktuara nga një objekt i fortë.

Lexo gjithashtu:  Ekskluzive! Qeveria në panik! Ministri Demo urdhëron lirimin e gjithë studentëve; frikë e madhe?? Çfarë do ndodhë pas disa orësh
Published inLAJMI