Skip to content

Cmenduri! Dy 16 vjecare hapin varrin e vjetër në Pogradec, policia tmrrrohet kur shikon cfare i bënin

Policia e Pogradecit ka finalizuar një operacion hetimor që ka çuar në arrestimin e dy 16-vjeçarëve, të cilët dyshohet se janë autorët e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në muajin maj të këtij viti.

Sipas njoftimit zyrtar, të miturit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese, duke goditur shtëpinë e një 42-vjeçari që ushtron detyrën e inspektorit të pyjeve pranë Bashkisë së Pogradecit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, ndërsa pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi dhe kanë shkuar në varrezat e qytetit, ku kanë hapur një varr të braktisur për të fshehur armën e krimit, një automatik të llojit kallashnikov.

Lexo gjithashtu:  Ligji i ri - Britania trondit emigrantët: Tani do të...

Pas një periudhe disa mujore ndjekjeje dhe punë operative, policia ka arritur të zbulojë vendndodhjen e armës, duke e sekuestruar së bashku me një sasi municioni luftarak dhe gëzhoja të modelit 56, të cilat përputhen me armën e përdorur në ngjarje.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se njëri nga 16-vjeçarët është person i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i proceduar për plagosje me thikë ndaj një bashkëmoshatari pas një konflikti banal.

Lexo gjithashtu:  Pergjaket festa e Pavaresise, ngjarja e rende i merr jeten 28-vjecarit

Për këtë arsye, hetuesit po verifikojnë nëse i mituri ka qenë pjesë e ndonjë grupi të strukturuar të të rinjve që mbajnë armë në zonë, apo nëse ngjarja lidhet me ndonjë hakmarrje ose presion ndaj inspektorit të pyjeve, i cili në ushtrim të detyrës së tij ka bllokuar shpesh raste të prerjeve të paligjshme të druve në zonat malore të Pogradecit dhe Çervenakës.

Në banesën e njërit prej të rinjve, gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e rendit, u gjetën gjithashtu fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa prova të tjera materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike.

Lexo gjithashtu:  Shkodër, gruaja me probleme mendore ab*zohet

Ndërkohë, Policia ka bërë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivin e ngjarjes dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë ndihmuar autorët në fshehjen e provave.

Të dy të arrestuarit do të përballen me akuzat për “Vrasje të mbetur në tentativë”, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” dhe “Prishje e varreve”, ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë së Pogradecit për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Published inNews 2