Skip to content

TRAGJEDI! Tërmeti tragjik i mori 7 anëtaret e familjes, vjen lajmi i zi për Albert Carën

Një lajm i dhimbshëm është bërë publik këtë të shtunë, pasi Albert Cara, i cili humbi shtatë anëtarë të familjes në tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019 në Thumanë, ka ndërruar jetë.

Mësohet se Cara ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak, pas më shumë se gjashtë vitesh dhimbje të thellë për tragjedinë që i mori familjarët.

Lexo gjithashtu:  Ne prag te largimit! Edi Rama i bën nderin që i shpëton jetën Altin Dumanit, kjo nuk pritej aspak

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Dhimbja e tij ishte e madhe, por dashuria për familjen e tij ishte edhe më e madhe. U prehsh në paqe Albert… tani je sërish pranë atyre që i deshe më shumë”, shkruan ai.

Lexo gjithashtu:  E gjithe Bota po “çmendet” pas këtij EMRI! Nëse prisni vajzë mund t’ia vendosni (çfarë ka të veçantë)

Në tërmetin shkatërrues të nëntorit 2019 në Thumanë, Albert Cara humbi shtatë familjarë të tij, mes tyre: Almirin (26 vjeç), Erisën (25 vjeçe), Hasanin (18 vjeç), Fatmirën (53 vjeçe), Sadajanën (21 vjeçe), Anthin (72 vjeçe) si dhe Stela Zvergecin, e fejuara e Almirit.

Lexo gjithashtu:  BKH kontroll në shtëpinë e Sokol Ballës? Vjen reagimi URGJENT nga SPAK

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në atë kohë, ndërsa historia e Albert Carës u kthye në një simbol të dhimbjes së madhe që la pas tërmeti shkatërrues në Shqipëri.

Published inNews