Skip to content

Gîmbò i ‘háp zèmrèn’ Sèlîn: Ish e dáshùra më ká trádhtùar me kòlegùn tîm

Orët e para të mëngjesit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë shoqëruar me një bisedë intime mes DJ Gimbos dhe Selin Bollatit, ku dy banorët kanë ndarë detaje nga përjetimet e tyre personale dhe raporti që po ndërtojnë brenda formatit.

DJ Gimbo, i cili vjen nga Kosova, ka rrëfyer se një nga marrëdhëniet e tij të fundit ka përfunduar në zhgënjim, pasi kishte mësuar për një tradhti vetëm pas ndarjes. Ai tregoi se ish-partnerja e tij e kishte tradhtuar me një koleg të tij.

Lexo gjithashtu:  Arratiset Sokol Balla për të mos u kthyer më? Burime: Ka kërkuar që emisioni i tij të

“Lidhjen e fundit që e kam pasur me një çikë të Kosovës, e kam kuptuar që më ka tradhtuar pasi jam ndarë nga ajo”, tha Gimbo.

Sipas tij, informacionin për këtë situatë e kishte marrë nga ish-partnerja e kolegut në fjalë.

Lexo gjithashtu:  Andi Bushati jep paralajmerimin e forte per Edi Ramen pas dosjes Balluku! Hera e parë ku SPAK...

“Kur jemi ndarë, ajo ka bërë shumë pas meje. E ka parë kë e ka humbur”, tha Gimbo.

Gjatë bisedës, ai i drejtoi edhe një pyetje të drejtpërdrejtë Selinit, duke e vendosur në një situatë delikate, teksa e pyeti nëse kishte përjetuar ndonjëherë tradhti apo nëse kishte tradhtuar vetë në një marrëdhënie. Atmosfera mbeti e qetë, por me tone emocionale, ndërsa të dy shkëmbyen mendime mbi besimin dhe zhgënjimin në raportet në çift.

Lexo gjithashtu:  Tjeter atentat me bresheri automatiku ne vend, 42-vjecari qellohet ne makine (EMRI+FOTO)

Afrimiteti mes Gimbos dhe Selin Bollatit është vënë re edhe në ditët e fundit, duke nxitur reagime dhe komente nga ndjekësit e formatit, të cilët aludojnë për një raport që mund të shkojë përtej miqësisë.

Published inNews