Skip to content

I FUNDIT – Shperthim i fuqishem ne Durres, humb jeten i riu, dalin detajet dhe emri

Zbardhet identiteti i 25-vjeçarit që humbi jetën sot në një prej magazinave të fabrikës së prodhimit të skafeve në Fllakë të Durrësit.

Si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, humbi jetën nga asfiksia Omar Faruk, një i ri nga Bangladeshi, ndërsa kolegu i tij, nga Kenia, 30 vjeç, ndodhet në spital, jo me plagë djegie, por i asfiksuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Sektorit Rinia.Raportoi se punonjësit ishin në gjumë, kur një bombë gazi dyshohet se ka shpërthyer në flakë.

Lexo gjithashtu:  LAJMI SHUMEPRITUR! Pension deri 400 euro në muaj për ata që! Ja kush përfiton

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr.

Lexo gjithashtu:  Skenari i erret per shqiptaret - Kush është “znj. Kështjella” dhe katër politikanët e njohur të opozitës që Sali Berisha po i përdor për pazare…

Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Lexo gjithashtu:  Izraeli nis sulme ajrore në bastionin e Hezbollahut në Bejrut

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Published inNews