Skip to content

Aksident tr*gjik ne Durres, ka te vd*kur

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, ku ka humbur jetën një 69-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasja me iniciale Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, ka përplasur me makinë viktimën, teksa ky i fundit lëvizte me biçikletë.

Lexo gjithashtu:  I ekzekutuan krahun e djathtë! Shullazi bën veprimin e beftë nga qelia! Detajet

Sipas bluve, qytetari me iniciale R. B., 69 vjeç, ka humbur jetën në spital.

“Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital’, sqaron policia.

Lexo gjithashtu:  Sapo shkeli Rama! Greqia jep lajmin fantastik për të gjithë. Përfitojnë mijëra shqiptarë
Published inNews