Skip to content

Dëborë për KRISHTLINDJE? Meteorologia dha lajmin e papare: Pas datës 20 prisni…

Meteorologia Tanja Porja tha se pjesa më e madhe e dhjetorit do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me temperatura mbi mesataren e sezonit dhe mungesë reshjesh deri në datat 17–18 dhjetor.

Porja theksoi se deri në 20-ditëshin e parë të muajit, moti do të jetë “krejt komod”, me vlera termike më të larta se normaliteti. Në Tiranë, termometri vijon të shënojë 19–21°C në mesditë, rreth 3–4 gradë më shumë se mesatarja e zakonshme e dhjetorit, që duhet të jetë rreth 16–17°C.

Lexo gjithashtu:  Tha se Mirditorët janë të pabesë! Adrola Dushi “gzhdon” Selin Bollatin, i thotë atë që nuk e prisnit

Për reshjet, meteorologia tha se nuk ka asnjë sinjal deri në mesin e muajit, ndërsa pas datës 17–18 pritet një ndryshim gradual.

Lexo gjithashtu:  Tronditet Tirana/ Vritet gjyqtari brenda sallës së gjyqit, disa te plagosur

Aktivizimi i vërtetë i atmosferës mund të ndodhë në 10-ditëshin e fundit të dhjetorit, periudhë që përkon edhe me festat e fundvitit. Meteorologia la të hapur mundësinë për reshje shiu dhe dëbore rreth datave 20–24, megjithëse theksoi se është ende herët për një parashikim të saktë për natën e Krishtlindjes dhe ndërrimin e viteve.

Lexo gjithashtu:  Pronari i këtij lokali ka bere aktin e rende ndaj klienteve te tij
Published inNews