Skip to content

Deputeti i opozitës ngre alarmin! Ja çfarë pritet të bejne bashke Rama e Berisha…

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar se PD dhe PS mund të bëhen bashkë për ta prekur reformën në drejtësi, ose shumë element që kanë të bëjnë me SPAK.

Kapri tha se PD u bashkua me Ramën për ndryshimet Kushtetuese dhe për të zvogëluar parlamentin. Sipas tij, dy forcat e mëdha politike, kanë interes të përbashkët, njëra të ruaj pushtetin dhe tjetra monopolin e opozitës.

Lexo gjithashtu:  Kush e tr*dhtoi Gilmando Danin? Dalin detajet e tm*rrshme

“Një nga sinjalet është që PD dhe PS mund të bëhen bashkë për ta prekur reformën në drejtësi, ose shumë element që kanë të bëjnë me SPAK. Nuk duam të bëjmë opozitën e opozitës.

Në një moment tepër të vështirë kur ne hodhëm idenë për të patur një kandidat jo politik në Tiranë dhe për herë të parë opozita u bë bashkë, ndaj u bë kjo ndërhyrja në Kushtetuese pasi gjërat nuk janë të rastësishme.

Lexo gjithashtu:  Ndryshon totalisht moti! Lajda Porja jep lajmin e papritur, ja parashikimi për fundjavën

Si ka mundësi, kur ti ke nisur fushatën elektorale bëhesh bashkë me Ramën, për ndryshimet kushtetuese, për të zvogëluar parlamentin. Pra ne jemi armiqtë, ne partitë e reja.

Lexo gjithashtu:  Altin Dumani i jep opozitës “Qeverinë teknike”! Shkarkon Ramën me kallëzimin e Angonit 2 dhe “peshkon” një Erion numër 3

Pse senati do të zgjidhë problemet e shqiptarëve? Si ka mundësi bëhesh bashkë me kundërshtarin tënd politik. Të dy kanë interes, njëri të ruajë pushtetin, tjetri të ruajë monopolin e opozitës pasi janë të pafuqishëm për të mundur Ramën”, tha Kapri.

Published inNews 2